MUNGESË E FUQISË PUNËTORE, ZGJIDHJE, PENSIONISTËT DHE STUDENTËT


Mungesa e fuqisë punëtore ndjehet edhe në industrinë e kanaçeve. Kjo është arsyeja kryesore për përkufizimin e industrisë së përpunimit dhe për mos përdorimin e kapaciteteve potenciale. Në raportin më të ri të Entit shtetëror për statistikë, 23% nga kompanitë industriale janë ankuar se nuk mund të gjejnë punëtorë. Në situatë të këtillë, ata kërkojnë përkrahje nga ministritë dhe institucionet, për të siguruar kushte më të mira dhe mundësi për të angazhuar studentë dhe pensionistë.

 

“Ne përballemi me mungesë të fuqisë punëtore, veçanërisht ne, të cilët merremi me punë sezonale. Zgjidhjen e kërkojmë tek pensionistët dhe studentët, por kemi pengesa ligjore. Do të kërkojmë mënyrë se si mund të angazhojmë një pjesë të këtyre njerëzve që dëshirojnë të punojnë edhe pse tashmë kanë dalë në pension”, tha Dimitar Gjorgiev – fabrika e kanaqeve, Best Food, Radovish.

 

Edhe nga komuniteti  i Biznesit të Strumicës thonë se ndjehet mungesa e fuqisë punëtore. Ata thanë se nëse nuk zgjidhet ky problem, do të vijojnë ditë të vështira për ekonominë e vendit.

 

“Nuk është përjashtuar asnjë kompani, anëtare e jona me të cilën bisedojmë, e cila nuk ballafaqohet me këtë problem. Nuk ka punëtorë në tregun e punës. Ne kemi punëtorë të cilët i paguajmë shumë mirë për shkak se ata e dinë se mungon profili i tyre në tregun e punës, e përdorin këtë fakt dhe kanë efikasitet prej 40%. Nga ana tjetër, ne japim rrogë në vlerë prej 25-28 mijë denarëve, por për 20 mijë denarë shkojnë në administratë dhe thonë se atje nuk ka kaq shumë punë”, u shpreh Stojan Ivanov – biznes – komunitet i Strumicës.

 

Komuniteti i biznesit të Strumicës propozon të ulet numri i të punësuarve në administratë, duke u paguar atyre në mënyrë proporcionale sipas stazhit që e kanë. Nga ana tjetër, duke pritur që të gjejnë punëtorë sezonal, biznesmenët e automatizojnë procesin e prodhimit, që ta ulin varësinë e tyre nga faktori i njeriut.