Mungesa e mësimit, nxënësit shënojnë ngecje

Rikthimi i pjesshëm i nxënësve në shkollë pas 7 muajsh ndërprerje për shkak të gjendjes me Covid 19 është shoqëruar me probleme të ndryshme. Mësuesit thonë se shumë prej nxënësve po shfaqin vështirësi në shkrim dhe lexim, madje edhe në komunikim mes vete. Mësuesi, Mevludin Avdiu thekson se stresi i krijuar nga virusi korona ka ndikuar që nxënësit të frikohen të shprehen lirshëm.

Vërejmë që nuk kanë mundur t’i arrijnë qëllimet arsimore të klasës së dytë. Tash, mungesat e klasës së dytë po i vërejmë në klasën e tretë, kanë probleme të ndryshme, për të shkruar, për të lexuar edhe shumë probleme të tjera. Ne po mundohemi përsëri, diçka duke përsëritur nga klasa e dytë po e ndërlidhim me klasën e tretë dhe shpresojmë që do të arrijmë sukses. Vërehet mungesa e komunikimit me mësuesin, me shoqërinë”-tha Mevludin Avdiu, mësues në SHF “Faik Konica”, komuna e Likovës.

Pavarësisht vështirësive të shumta, nxënësit nga klasa e parë e deri në tretë, i gëzohen rikthimit në shkollë me prani fizike.
“Shumë isha e mërzitur për të gjithë shokët dhe shoqet dhe për mësuesen time. Kisha shumë dëshirë të vij në shkollë. A po të pengon maska? Pak, ndonjëherë”.
“Kemi filluar me mësim dhe jemi gëzuar shumë”.

Drejtori Jahija tha se nga Ministria e Arsimit do të vazhdojë të kërkoj leje për mësim me prani fizike, edhe për nxënësit nga klasa e katërt e deri në të nëntën, sepse mbi 100 nxënës kanë mbetur pa mësim nga distanca.
E kemi listën që i kërkojnë vërtetimet për ndihma sociale, mbi 135 nxënës janë. Mund të jenë edhe më shumë, kanë dy tre fëmijë, kanë vetëm një telefon ose një lap-top, mirëpo mund të jetë orari i përbashkët i fëmijëve dhe mund të hasin në probleme”-tha

Rashid Jahija, drejtor i SHF “Faik Konica”, komuna e Likovës.
Në shkollën “Faik Konica” të Komunës së Likovës mësojnë 684 nxënës, përfshirë edhe numrin e nxënësve nga tri shkollat periferikeke.