Mungesa e autobusëve shkakton kaos nëpër rrugët e Shkupit

“Problemi me pritjet e gjata të autobusëve në Shkup vazhdon edhe sot, kjo për shkak se vazhdon edhe aksioni i policisë për të dërguar në kontroll teknik autobusët”.

Në njërën nga pikat e kontrollit teknik, kamera e mediave vërejti edhe një autobus të Ndërmarrjes për Transport Publik në Shkup, i cili ishte ndaluar nga policia. Në këtë autobus duket qartë xhami i parmë i cili ishte tërësisht i plasur. Nga NTP – Shkup nuk përgjigjen pse kanë lejuar të qarkulloj ky autobus me udhëtarë. Por vetëm thonë se 15 autobusë të ndërmarrjes janë dërguar në kontroll teknik, ndërsa 5 janë nxjerrë nga përdorimi. Por shoferët e autobusëve privat, të linjës numër 9, ku shkaktohet kaos më i madh, thonë se nuk janë kundër kontrolleve, por autobusët e tyre bllokohem në mënyrë të paorganizuar, gjë e cila i bllokon në oraret kur ka më shumë udhëtarë.

Nuk jemi për të ikur prej linje t’i lëmë udhëtarët në rrugë, sepse duhet të shkojnë nëpër shkolla, në punë, nëpër spitale, por le të merret ndonjë masë, le të merret një autobusë, tre ose katër le të punojnë sepse po bëhet ngarkesë e vihet në konflikt me udhëtarët sepse presin nga 40-50 minuta- Masar Alija, shofer autobusi.
“Problemet në terren shkaktohen, për shkak se nuk ka autobusë, pasi autobusët i marrin dhe udhëtarët ankohen për shkak se numër i madh i linjës 9 ka shumë udhëtar dhe ka probleme të mëdha. Kemi pasur dje vetëm një autobus që ka vozitur. Ai autobus që ka vozitur nuk u ka mbyllur dera e autobusit dhe kanë shkuar e kanë rrahur shoferin. Por nuk ka faj shoferi në këtë rast”- pohoi Sedat Osmani, koordinator i shoferëve privat të linjës 9.

Qytetarët, e linjës 9, por edhe të linjës 19, sot kanë pritur me orë të tëra për të hipur në autobusë.
“Unë gati 1 orë këtu po rri, ja erdh autobusi plotë, nuk ke mundësi me hip, për shkak se shkolla ka, dy shkolla të mëdha janë në pjesën veriore të Shkupit”.
“Pres kohë më të gjatë, erdhi i plotë”.

“Ka një orë që pres nuk ka autobusë të mjaftueshëm. 9-shen dy orë që e pres, vetëm se ka shumë udhëtarë, për fëmijët duhet të ketë autobusë të posaçëm, për shkak se jo vetëm Koronë, por ku me e ditë çka do të ketë. Shtyhen, shtyhen dhe të hedhin nga autobusi jashtë”
Nga MPB njoftojnë se prej 22 deri më 30 nëntor , në kontroll teknik janë dërguar 25 autobusë, ndërsa gjatë kontrolleve teknike të kryera tek gjashtë autobusë janë konstatuar parregullsi teknike e të njëjtit janë larguar nga komunikacioni.