“Mundohen të kapen për kashte”/ Flet Zendeli: BDI është e interesuar që ASH të hyj në qeveri e jo LSDM-ja!


Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në një prononcim para mediave sot ka folur rreth zërave për futjen e ASH-së në Qeveri. Sipas Zendelit është e drejt e çdo subjekti politik që të bëhet pjesë e qeverisë. Ai deklaroi gjithashtu se BDI më shumë po insiston që ASH të jetë në qeveri e jo LSDM.

“Shumica nuk është stabile në kuvend, as një ligj nuk mund të miratohet për shkak të mungesave të deputetëve. BDI mundohet të kapet për “kashte” në insistimin e saj që ASH të bëhet pjesë e shumicës. Shihet qartë se për zgjerimin e shumicës interesohet vetëm BDI-ja dhe jo LSDM-ja. Si subjekt politik ne vlerësojmë se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, përfundoi Zendeli.