Mundësja profesioniste i thyen hundën rivalit mashkull në ‘reality show’

Një sportiste profesioniste nuk ka duruar provokimet e një rivali mashkull gjatë një program reality-show’në Rumani, duke i thyer hundën me një goditje të rrufeshme me kokë.

26 vjeçarja Ana Maria Pal, po merrte pjesë në sfidën e radhës në programin popullor “Survivor” por nuk e priti mirë eliminimin e saj dhe goditi një anëtar të grupit kundërshtar që erdhi duke i folur.

Në pamjet nga konkurrimi duket Andrei Ciobanu që i afrohet duke i thënë me ironi “Është e vështirë, Ana, është shumë e vështirë!’ disa momente pasi kishte humbur.

Pal është mundësja e renditur e dyta në Rumani për kategorinë MMA dhe ka nisur sportin profesionist pasi u bë nënë në moshën 19 vjeçe.
Pas goditjes së fuqishme me kokë ndaj Ciobanu ai bie në tokë duke mbajtur hundën me dorë ndërsa Pal u përjashtua menjëherë nga programi.
Prezantuesi Dan Cruceru tha: “Për fat të keq Ana humbi kontrollin, ishte një gjest shumë i rëndë”.