Muki dhe Zaev vizituan fshatrat e Likovës

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me Muhamed Zekirin dhe Oliver Spasovskin kanë vizutuar disa fshatra të Kumanovës. Vetë deputeti i LSDM-së ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.

“Bashke me kryetarin e partise Zoran Zaev dhe nenkryetarin Oliver Spasovski sot vizituam banoret e fshatit Opaj dhe Llojan te komunes se Likoves. Bashkimi eshte ardhmeria! Kryetari Zaev ju beri thirrje banorevevte Opajes dhe Llojanit ti bashkangjiten konceptit “ Nje shoqeri per te gjithe”, pasiqe bashkimi ben fuqin. Me programin e ri zgjedhor #LSDM parasheh masa me te cilat rezultatet ekonomike do tebjene shume me te medha, ndersa standari i jeteses per te gjithe qytetaret do te jete me i larte”, ka shkruar Muhamed Zekiri.