Muharemi mbetet drejtor i Policisë Finansiare

Siç raporton “A1on”, Arafat Muaremi mbetet drejtor i Policisë Financaire.

Atij iu vazhdua mandati nga qeveria dhe tani është ushtryes detyre, ndërsa këtë pozitë ai e ushtron që nga viti 2017.

Gjatë drejtimit të tij, Policia FI=inancaire kishte arrestime dhe kontrolle te kryetari aktual i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski për keqpërdorim të tenderëve, por edhe hetime ndaj ish-drejtores së Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova.

Kujtojmë se prokurorja Vilma Ruskovska para dy viteve theksoi se rastet në të cilat punon Policia Financiare janë të pakta, nuk janë krim i organizuar dhe nuk ka raste kundër funksionarëve aktual.