Muhamed Zeqiri i dyshuar për keqperdorime në Qeveri, kërkohet parabu*rgim

Hetimin të cilin e ka filluar Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Kr*imit të Organizuar dhe Ko*rrupsionit kundër një funksionari të lartë, është kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, Muhamed Zeqiri.
Ai është i dyshuari i parë në rastin e hapur kurse dy të tjerë janë shtetas kroatë. Dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit që parashihet në Kodin Penal duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë.