Muhamed Zekiri “selam” BDI-së për kryeministrin: Pula e uritur më kot sheh ëndrra!

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i ka komentuar pretendimet mediatike se gjoja është arritur marrëveshje mes LSDM-BDI për qeveri, raporton Almakos.

Duke komentuar për kryeministrin e BDI-së, Zekiri në ironi ka shkruar se “pula e uritur më kot sheh ëndrra”.

Edhe nga BDI kanë deklaruar se ende nuk kanë filluar bisedimet për qeverinë e re./Almakos