Imer Aliu është votuar si kandidat i vetëm për Drejtor të Drejtorisë për ruajtjen e të dhënave personale.
Aliu u propozua nga deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot në mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend.
Imer Aliu ka qënë deputet i PDSH-së dhe shef i grupit parlamentar të kesaj partie.
Propozimi në fjalë do të dërgohet para deputetëve në seancën e radhës së Kuvendit dhe do te duhet te votohet edhe nga shumica e deputetëve.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni u zgjodhe edhe kandidati për drejtor në Entin Shtetëror për Revizion.