Muhamed Fato Lura e mban dënimin me burg pa një këmbë

Burhan Seferi:

Rasti i Brodecit kishte një të dënuar të pafajshëm që bëri vetëvrasje në burgun e Manastirit. Para vetëvrasjes, ankohej për gjendjen e rëndë shëndetësore.

Burgjet e Maqedonisë janë të mbushura me shqiptarë të pafajshëm që i plotësojnë të gjitha sugjerimet mjekësore se DUHET TU NDËRPRITET dënimi dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Gjykatat kriminele çdoherë kanë refuzuar çfarëdo ankese prej shqiptarëve, me arsyetime të kota. Disa të dënuar vdiqën në burg prej sëmundjeve që ankoheshin, megjithatë askush nuk mer përgjegjësi.

Sasho Mijallkov, pa paraburgim.
Gordana Jankullovska, po pjellë dhe duhet të qëndrojë në shtëpi.
Katica Janeva, e sëmurë dhe me paraburgim shtëpiak.
Boki 13, i sëmurë dhe me paraburgim shtëpiak.

A keni dëgjuar për ndonjë shqiptarë që ka mbajt paraburgim shtëpiak për shkak të sëmundjes?

Problemi nuk është se cila parti qeverisë, por për krimet e njëjta, ka pasur dallim në dënim mes një shqiptari dhe një maqedonasi. Ka pasur dallim ankesa e shqiptarit që REFUZOHET dhe ankesa e maqedonasit që PRANOHET.

Gjenocidi politik ndaj shqiptarëve në Maqedoni, po kryhet prej Gjykatave. Ata janë kriminelët dhe vrasësit më të mëdhenj.

Dhe nëse e shihni, shumica e tyre janë punësuar prej vitit 1990 deri më 2002, në kohën kur shovinizmi ndaj shqiptarëve kishte arritur kulminacionin dhe në protesta vriteshin shqiptarë të pafajshëm, nuk u pranohej univetsiteti dhe as të drejtat elementare që i garantojnë konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.