Muqiqi: Lejimi i dasmave lajm i mirë, por të shohim si do të mbahen

Asociacioni i Komunave ka njoftuar për takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në njoftim thuhet se në takim është marrë vendim të hiqet ora policore dhe të lejohen ahengjet në fillim të sezonës së verës.

Këngëtari Afrim Muqiqi thotë se ky është lajm i mirë, por ende nuk është marrë vendim nga Qeveria.
“Këto janë lajme të mira për të gjitha ata që e ushtrojnë këtë profesion por megjithatë ne kemi caktu një takim që do të mbahet sot dhe pastaj do të dalim me një njoftim zyrtar dhe manual se si ka me qenë. Krejt po thojnë lejohen por qysh lejohen? Domethënë janë edhe do pika tjera. Këto janë rekomandime dhe kërkesa të kryetarëve të komunave, megjithatë është Qeveria që duhet të vendosë” deklaroi Muqiqi.

Sot në ora 16:30 do të mbahet konferencë e përbashkët në Ministrinë e Shëndetësisë ku do të publikohet vendimi i Qeverisë në lidhje me dasmat.