Mucinski: Është e qartë se atë që premtuam do ta realizojmë, vendi i BDI-së është në opozitë

“Vendi i BDI-së është në opozitë”, kështu ka deklaruar Timço Mucinski nga VMRO-DPMNE në Tv Sitel. Mucinksi thekson se janë afër marrëveshjes me koalicionin VLEN por duke mos treguar detaje rreth bisedimeve.

Lidhur me numrin e deputetëve në Kuvend, Mucinski tha se përbërja e re parlamentare do të ketë më shumë se 70 deputet, shtoi se ka mundësi që koalicioni qeveritar të ketë edhe 80 deputetë.

“Me VLENIN, mundësisht edhe me ZNAM, ka dy të tretat. Qëllimi është ndryshimi i Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore para formimit të qeverisë së re. Ky ishte një nga premtimet tona, sepse me këtë do ta modernizojmë qeverinë, dhe kështu do të zhdukim një numër të madh të institucioneve të panevojshme që nuk kanë treguar efikasitet dhe prandaj mendoj se do të arrijmë një konsensus të madh”, tha Mucinski.