Muaremi, Ruskovskës: E dija se do të abuzoni me fjalën “gjoja presion”

Kryetari i Agjencisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka reaguar ndaj deklaratës së prokurores Vilma Ruskovska për kontrollet e kryera në këtë Agjenci.

Muaremi tha se ka qenë në dijeni se prokurorja Ruskovka do të keqpërdor fjalën “presion mbi gjyqësorin”.

“Edhe kur e kam shkruar njoftimin, kam qenë në dijeni se Ruskovska do të keqpërdorë fjalën “gjoja presion” ndaj institucioneve, por megjithatë, prokuror, duke mbrojtur të drejtat e mia dhe të autoritetit të Policisë Financiare nga veprimet dhe reagimet e pabaza dhe të kundërligjshme ndaj organeve kompetente janë detyrimi im si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas ligjeve”, reagon Muaremi.

Ruskovska më herët tha se nuk e kupton panikun e Muaremit për hetimet e bëra në Policinë Financiare.

“Ne vetëm se po i kontrollojmë akuzat nga një raport dhe nuk ka asgjë personale në këtë. Nëse gjithçka është bërë sipas ligjit, atëherë nuk e kuptoj panikun dhe presionin që po bëhet, po e përsëris, mbi prokurorinë dhe gjykatën”, tha Ruskovska.

Muaremi, më herët lidhur me bastisjen që Prokuroria për Krim të Organizuar ka nisur më 18 korrik, ka thënë sot se ka të meta të theksuara në urdhrin e bastisjes dhe mënyrën e veprimit gjatë zbatimit të tij.