Muaji i Ramazanit – Premier League modifikon orarin e ndeshjeve për t’u ndihmuar lojtarëve myslimanë

Premier Leauge e ka modifikuar orarin e ndeshjeve gjatë muajit prill për shkak të Ramazanit.

Nëntë nga 52 ndeshjet që do të luhen gjatë këtij kësaj periudhe do të jenë në mbrëmje, në mënyrë që t’u mundësohet lojtarëve që të bëjnë iftar.

Ndonëse edhe në sezonet e kaluara ekzistonte një marrëveshje joformale në mes të lojtarëve që të pauzohej në momente të caktuara për të bërë iftar, kjo ka ndryshuar këtë sezon.

Në Premier Leauge ka disa lojtarë që agjërojnë Ramazanin. Ndër ta Paul Pogba, Ngolo Kante, Sadio Mane e Mohammed Salah.