MSHIA: KE-ja e vlerëson hapin pozitiv në reformën e administratës publike


Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kumtoi se progresi i vlerësuar i vendit në Raportin e KE-së në pjesën e administratës publike është konfirmim për punën dhe përkushtimin e reformave në këtë sektor, si servis i qytetarëve.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë progres në reformën e administratës publike. Kështu, Komisioni Evropian e fillon pjesën të përkushtuar administratës publike në raportin e fundit. Fokusi është në sigurimin e shërbimeve më cilësore deri tek qytetarët dhe kjo mundësohet me Portalin e ri kombëtar për e-shërbime. Në mënyrë shtesë, Regjistri qendror i popullatës, është vendosur në funksion dhe paraqet bazë të vetme të të dhënave për popullatën, me informacione të unifikuara dhe të verifikuara. Në këtë mënyrë, KE-ja edhe njëherë konfirmon se bazë e reformës dhe profesionalizimit së administratës publike është digjitalizimi”, theksohet në kumtesë.

Raporti, shtohet, përqendrohet edhe në progresin e arritur në pjesën e transparencës dhe inkluzivitetit gjatë krijimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve, ku potencohet portali i ri për të dhëna të hapura dhe Strategji për transparencë 2019-2021.