Gjatë debatit në Komisioni për çështje Kushtutuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kishte edhe momente nervozizmi derisa deputetët mernin fjalën.
E derisa po fliste kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ndërhynte. E kjo e nervozoi si duket kreun e Alternativës.
”“Mshele gojën, mshele gojën kur jam tu fol une, të lutem kujdes kulturë elementare duhesh me tregu, turp, idiot…” – thotë gjatë fjalimit të tij Afrim Gashi derisa i drejtohet me gisht deputetit Ademi