Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjshëm dhe me qëllime të caktuara që po u bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat antiCovid.
Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për testin PCR me rastin e ardhjes në Kosovë. Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj Qeverie rreth Covidit -19.
Për të gjithë qytetarët, në veçanti për ata që spekulojnë në opinion, më poshtë i gjeni linqet rreth kësaj të vërtete: