Ministria e Shëndetësisë (MSH) e përshëndet procedurën e Prokurorisë Themelore Publike e cila e udhëheq hetimin për shpërthimin e zj*arrit në Covid qendrën në Tetovë, ku për fat të keq kishte edhe vi*ktima në njerëz.
Njoftojmë opinionin dhe organet e hetuesisë se jemi në dispozicion të të gjitha institucioneve dhe dëshirojmë të bashkëpunojmë dhe ta ofrojmë dokumentacionin e plotë me të cilën disponojmë, për vendosjen e të gjitha 17 Covid qendrave në shtet.
“Ministria e Shëndetësisë duke mos dashur që të përzihet në vendimet e Prokurorisë Publike, dhe për të mos dëmtuar hetimin e Prokurorisë Publike dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Kr*imit dhe Ko*rrupsionit, me lejen e tyre, dokumentacionin me të cilin disponojmë jemi të gatshëm ta vëmë në shqyrtim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.