MSH: Skriningu – Më shumë testime në Tetovë [546]

Në kuadër të aktiviteteve për testime preventive me qëllim të detektimit të hershëm dhe parandalimit të COVID-19, në shkollat fillore dhe të mesme të RMV-së, MSH-ja do të zbatojë skriningun me teste të shpejta antigjene, ku do të përfshihen 8.178 nxënës në kuadër të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit.

Pas marrjes paraprake të pëlqimit me shkrim nga ana e prindërve të nxënësve, testimet që do të nisin javën e ardhshme do të përfshijnë 364 shkolla fillore dhe 109 të mesme gjithandej vendit. Nga sot ka filluar marrja e pëlqimeve për testimin e nxënësve.

MSH-ja, skriningun nëpër shkolla do ta realizojë me zgjedhje të rastit të nxënësve, kurse testimi do të bëhet nga punonjësit e shëndetësisë, në hapësira që do të caktohen nga shkollat. Testimi, zgjat më pak se një minutë, nuk shkakton dhimbje dhe është I sigurtë.

Më së shumti testime do të zbatohen në Komunat Tetovë – 546, Kumanovë – 489, Manastir – 378, Prilep – 309 dhe Gostivar – 209, kurse në Qytetin e Shkupit skriningu do të përfshijë 766 nxënës.

MSH-ja u bën thirrje prindërve që t`u lejojnë nxënësve të marrin pjesë në testimin prevetiv, me qëllim që të merren të dhëna relevante për transmisionin e COVID-19 nëpër shkola, si dhe të konstatohen rastet asimptomatike tek nxënësit.