MSh: “Regjistrohen nëntë raste me Omicron”


MSH-ja ka njoftuar se në Laboratorin për virusologji në Institutin për Shëndet Publik janë bërë analiza për detektimin e llojit “Omicron”. Siç njoftohet janë përpunuar 24 mostra të rasteve pozitive me COVID-19, me pacientë nga Shkupi, Koçana, Velesi, Gjevgjelia dhe Bogdanca. Nga numri I përgjithshëm I testimeve, tek 9 pacientë është detektuar varianti “Omicron” I virusit. Të gjithë pacientët me “Omicron” janë nga Shkupi kurse njëri nga Koçana.