MSh: Që mësimi të zhvillohet pa ndërprerje, duhet të vaksinohen prindërit dhe mësuesit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të gjitha shtetet e rajonit ka zgjedhur modelin me prani fizike të zhvillohet viti shkollor.
Kjo siç thonë, do të shoqërohet me protokolle të qarta për mbrojtje nga Covid-19, gjë të cilët do ta zbatojë edhe Maqedonia e Veriut.

Në vendin tonë njoftojnë se viti shkollor do të fillojë më 1 shtator dhe me prani fizike.
“Edhe në vendin tonë ky vit shkollor do të fillojë në rregull, me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme, kurse do të zhvillohet nën protokolle shëndetësore të qarta. Kjo strategji u tregua e suksesshme vitin e kaluar, kur 50% e nxënësve kanë ndjekur mësim me prani fizike. Përjashtim nga ky vendim do të kenë fëmijët me sëmundje të rralla apo me pengesa, fëmijët që vijnë nga familjet me anëtarë të familjes që janë të sëmurë kronikë, me kërkesë të prindërve, ose shkaqe tjera jomjekësore me leje të shkollës”, thuhet në kumtesën e MSh-së.

Bëjnë thirrje deri te prindërit e nxënësve dhe punëtorët arsimorë që të vaksinohen.
“Autoritetet janë të pajtimit se shëndeti i nxënësve është prioritet, por për gjendja epidemiologjike të jetë stabile dhe mësimi të zhvillohet pa ndërprerje deri në fund të vitit shkollor, është e domosdoshme që një pjesë dërmuese e popullsisë të vaksinohet, para se gjithash prindërit dhe punëtorët arsimorë”, thanë nga MSh-ja.