MSH – Publikon të dhënat Kovid për 24h e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit nga 953 teste për koronavirus kanë rezultuar pozitiv vetëm 23. Edhe atë 19 në Shkup, 2 në Prilep, dhe nga një në Gostivar dhe Shën Nikolla.
Prej numrit të përgjithshëm të infektimeve vetëm një është riinfektim.
Në periudhën e njëjtë janë evidentuar edhe 190 pacientë të shëruar dhe një 80 vjeçar nga Ohri ka vdekur.
Numri i rasteve aktive ka rënë 1211.