MSH: Procesi i vaksinimit po rrjedh pa pengesa, interesim i madh i qytetarëve për tu vaksinuar

Vaksinimi po rrjedh pa pengesa në të gjitha punktet në vend. Interesimi për vaksinim çdo ditë e më shumë po rritet, deri tani numri i personave të cilët kanë shpreh dëshirë që të vaksinohen përmes platformës online www.vakcinacija.mk është 427.535 qytetarë.

Në punktet e vaksinimit në shtet, me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsejtë 231.014 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.504 qytetarë, derisa dje gjithsejtë janë vaksinuar 11.598 qytetarë. Në shtet deri tani gjithsejtë janë vaksinuar 290.829 qytetarë, derisa dozën e dytë apo revaksinimin e kanë kryer 59.815 qytetarë.
Vaksinimi i qytetarëve po kryhet në pajtim me Planin nacional për imunizim.