Ministria e Shëndetësisë informon se rezultatet për koronavirus janë negative tek pacientja e cila mëngjesin e sotëm u paraqit në Klinikën Infektive në Shkup pasi kishte simptome të virusi.
“Pacientja kishte udhëtuar në zonën kritike në veri të italisë ka mbërritur në vendin tonë me 26 shkurt”, njoftojnë nga Ministria.
Deri më tani nuk ka ndonjë rast të ri të infeksionit me koronavirus. E vetmja paciente e infektuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Do të vazhdojmë të informojmë publikun rregullisht. Nuk ka vend për panik. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.