MSH: Nuk është konfirmuar se në Strugë ka Omicron

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj informacioneve se në Strugë është konfirmuar rasti i parë me Omicron.

Ata theksojnë se tre pacientë nga Struga, Velesi dhe Prilepi kanë treguar indikacione për variantin Omicron, por që të njëjtëve nuk u është kryer sekuencimi i virusit SarsCoV2.

Kjo nënkupton se ende nuk është kryer analiza e cila vërteton se të njëjtit janë të infektuar me variantin Omicron.

“Deri tani në testet PCR të tre pacientëve pozitivë në Kovid-19, është detektuar S-gene dropout, por nuk është realizuar sekuencim, gjegjësisht nuk ka konfirmim se janë të infektuar me omikron. Testet u janë bërë në spital privat kurse bëhet fjalë për pacientë nga Prilepi, Velesi dhe Struga”, qëndron në njoftimin e MSh-së.
Ata shtojnë se pacientëve u është kryer anketë epidemiologjike dhe janë vendosur në izolim ata dhe personat me të cilët kanë qenë në kontakt.

“Ministria e Shëndetësisë apelon që të përmbahemi nga dhënia e deklaratave paushalle dhe informacioneve të paverifikuara të cilat i fusin qytetarët në huti dhe shpërndajnë panik”, thuhet në reagimin e MSH-së