MSH në Maqedoni tregon masat e reja për mbrojtje nga COVID-19

FILE PHOTO: A man wearing a protective face mask walks past an illustration of a virus outside a regional science centre amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Oldham, Britain August 3, 2020. REUTERS/Phil Noble

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mëngjesin e sotëm në Shtabin e Përgjithshëm Koordinues të Krizave (GCCS) propozoi masat e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë mbështeten plotësisht dhe do të japin rezultate në ruajtjen e situatës relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend.

Duke folur për situatën në vend, ministri shpjegoi se spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar, pra përqindja e të pavaksinuarve dhe të shtruarve shkon nga 75% deri në 80%. Masa të tilla, por edhe shumë më rigoroze janë të disponueshme kudo në rajon, Bullgari, Kroaci, Slloveni, Greqi, si dhe Austri, Holandë e të tjera, shkruan Alsat.

Ministri Filipçe në mbrëmje do të mbajë takim me sindikatat për të dëgjuar propozimet e tyre, të cilat do të prezantohen në seancën e qeverisë.Në mbledhjen e sotme të KSHPK-së nuk janë arritur konkluzione, masat e propozuara do të shqyrtohen nesër në seancë të Qeverisë.