MSH me apel: Qytetarët të respektojnë masat për festat e fundvitit

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që në ditët e festimeve të respektohen masat për mbrojtje nga Covid-19.

Ata kanë rikujtuar në ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilat ndalohet grupimi i më shumë se katër personave në ambient të hapur, përkatësisht parqe, hapësira publike apo kudo qoftë në hapësirë të hapur gjatë tërë ditës.

“Mbajtje e obligueshme e maskës mbrojtëse edhe në hapësira të mbyllura, si dhe mbajtja e higjienës personale, larje e obligueshme e duarve me sapun dhe ujë apo mjete për dezinfektim, mbajtja e distancës fizike prej dy metra çdoherë kur ajo është e mundur. Përgjegjësia për mbrojtjen e shëndetit personal, shëndetit të më të afërmve dhe shëndetit publik është obligim i çdo qytetari”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 729 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.