MSH-ja përmes një komunikate njofton se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Sanitar ka përfunduar mbikqyrjen e jashtëzakonshme inspektuese dhe Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe ia ka dorëzuar këtë informatë për inspektimin e jashtëzakonshëm në spitalet modulare në territorin e RMV-së.
Inspektorati ka bërë inspektime të jashtëzakonshme në 18 spitalet modulare në këto qytete: Shkup, Shtip, Koçanë, Strumicë, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Resnjë, Gjevgjeli, Strugë, Ohër, Kavadar, Veles, Kërçovë dhe Dibër.
Sipas informatave që janë dorzuar në MSH nga ana e Inspektoratit, thuhet se janë respektuar kushtet higjieniko-sanitare, janë siguruar sasi të mjaftueshme të mjeteve dezinfektuese, janë dezinfektuar hapësirat e punës, me cka, sipas informatës nuk janë konstatuar mangësi.
Në të gjitha spitalet modulare nuk janë gjetur persona nga jashtë kurse në vende të dalluara janë vënë njoftime se vizitat janë të ndaluara.
Gjithkund janë vënë oraret për kujdestari të personelit shëndetësor, mjekë dhe infermiere numri I të cilëve dallon konform kapaciteteve dhe numrit të pacientëve të hospitalizuar.
Të puënsuarit në spitalet modulare janë të imunizuar kurse një pjesë e kanë kaluar COVID-19 – thuhet në raportin e inspektoratit.