Mrekullisht shpëton 45 vjeçarja nga Maqedonia

Një grua 45-vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore erdhi sot në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe nga barku i saj u hoqën 90 kilogramë cist raporton Kanal 5.

Operacioni u krye nga stafi mjekësor me gjinekologun Igor Alulovski dhe një ekip anesteziologësh gjatë së cilës operacioni zgjati gati pesë orë. Ka qenë cista më e madhe e hequr ndonjëherë nga një njeri në Maqedoni por edhe në Evropë.

Cista u rrit nga mitra dhe u përhap në të gjithë barkun, duke shkaktuar helmim të gjakut dhe presion në brinjë dhe zemër. Pacienti është ende në shok-dhomë.