Mrekullia e shpendëve, mijëra aplikime nga e gjithë bota në konkursin vjetor

Më shumë se 20 mijë aplikime nga e gjithë bota janë bërë në konkursin vjetor të fotografisë, “Bird Photographer of the Year 2022”. Çmimi i parë u fitua nga fotografi norvegjez Erlend Haarberg, i cili kapi një shpend mbi fjordin Tysfjorden në Norvegji.