Mrekullia e natyrës… Shqipërisë i shtohet edhe një ishull, vërshojnë turistët


Në këto zona të Shqipërisë ku vetja të duket si në plazhet e Vietnamit ose Tailandës, është e pafalshme të mos shkoni qoftë një herë të vetme…

Këto vende fantastike me bukuri përrallore të papërshkrueshme, i përkasin Liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës, në zonën e malësisë së Mbi-Shkodrës

Lumi i Shalës me një gjatësi prej 37 km buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj, e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Drin (sot liqeni i Komanit).

Aty disa mendje të holla kanë inprovizuar disa plazhe spektakolare dhe një resort tepër origjinal, i cili për pamjet që ofron është vertetë si një copë “Parajsë”.

Fotot e këtyre vendeve të rralla kanë bërë tashmë xhiron e botës, ndaj aty kanë nisur të vërshojnë si turistë nga Shqipëria, ashtu edhe të huaj.

Por ajo që mbetet vërtetë mahnitëse është edhe ishulli i vogël në liqenin e Komanit, i cili vitit e fundit ka nisur të mbulohet nga bimësia e harlisur.

Shikoni këto foto që të kuptoni se për çfarë mrekullish po ju flasim…

Image