Mrekulli, foshnja e bllokuar në rrënoja u shpëtua pas 36 orësh

Foshnja e cila mbeti në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga tërmeti në Adiyaman, u shpëtua nga ekipet e Shpëtimit dhe Zjarrfikjes së Aeroportit (ARFF).

Pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilët prekën 10 provinca, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në rajon.
Puna e ekipeve që shkojnë në Adiyaman nga aeroportet Konia dhe Amasya vazhdon.

Duke punuar në rrënojat e një ndërtese të shembur, ekipi gjeti të gjallë një foshnjë 36 orë pas tërmetit.

Foshnja, e cila u dërgua pranë ekipeve mjekësore, është dërguar për tretman mjekësor në spital