Mrekulitë e Zotit nuk kanë fund, shpëton 10 vjeçari 260 pas tërmetit!

Punimet e kërkim-shpëtimit në qytetin Hataj të Turqisë janë duke vazhduar pa u ndalur.

Teksa tashmë kanë kaluar mbi 260 orë nga tërmeti shkatërrues, Osmani 10 vjeçar me prejardhje nga Siria, u nxor i gjallë nga rrënojat.

“Zëri i tij na i ri-zgjoi shpresat të gjithë ekipit. Nuk ishte një zë i vetëdijshëm, e dëgjuam krejt rastësisht teksa ai nuk ishte në vetëdije. Megjithatë arritëm ta nxjerrim të gjallë, jemi shumë të lumtur”, deklaruan nga ekipi i kërkim-shpëtimit, raporton cnn turk.

Mrekullitë e Zotit nuk kanë fund në këtë nate të Miraxhit!