Mposhti edhe koronën, edhe sëmundjen malinje, bie zilja në Klinikën Pediatrike në Shkup (VIDEO)

Sot sërish ka rënë zilja në Klinikën Pediatrike në Shkup. Kështu, është njoftuar se edhe një fëmijë ka mundur sëmundjen. Këtë herë bëhet fjalë për të voglën Ana, e cila gjatë qëndrimit në këtë Klinikë luftoi edhe me virusin Covid-19, edhe me sëmundjen malinje.

“Nuk ka gëzim më të madh, kur nëna përqafon fëmijën e shëruar”, njoftuan nga Klinika.