MPJ u bën thirrje qytetarëve të RMV-së të largohen nga Libani dhe rekomandon gjithashtu që të shtyhen udhëtimet drejt Izraelit

„Do të ndjekim situatën në Liban, Izrael dhe në rajon. Do të informojmë në kohë qytetarët tanë për udhëzimet eventuale për veprim,“ informojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Në rastin e parë të mundshëm, qytetarët tanë që gjenden në Liban të largohen nga ky vend për shkak të gjendjes së përkeqësuar të sigurisë atje, informoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme.

Ata gjithashtu bëjnë apel që, duke marrë parasysh situatën e paparashikueshme të sigurisë në Lindjen e Mesme, qytetarët të shtyjnë udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit.

„Për më tepër, qytetarët maqedonas që ndodhen në territorin e Izraelit të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kombëtare të sigurisë dhe, në varësi të nevojës dhe dinamikës së situatës së sigurisë, të largohen nga Izraeli,“ thuhet në njoftimin e MPJ-së maqedonase.

Informacione më të detajuara rreth situatës aktuale në Izrael mund të gjenden në faqen e mëposhtme të internetit, e cila, sipas tyre, hapet vetëm përmes serverëve në territorin e Izraelit: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx

Nga MPJ informojnë gjithashtu se janë në dispozicion telefonat SOS të kujdestarisë 075/ 273-732 dhe 075/ 268-736, si dhe telefoni i ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.

„Do të ndjekim situatën në Liban, Izrael dhe në rajon. Do të informojmë në kohë qytetarët tanë për udhëzimet eventuale për veprim,“ thonë nga MPJ.