MPJ Maqedoni: Ndjekim gjendjen me vërshimet në Evropën Perëndimore

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore të vendeve ku ka katastrofë natyrore, ose vërshime.
Nga MPJ theksojnë se përfaqësitë e tyre konsullore janë në krye të detyrës, të hapura dhe në shërbim të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në rajonet e prekura.

Sipas informacioneve të përfaqësive konsullore, deri tani nuk ka vi*ktima nga Maqedonia e Veriut.
Në rast të ndihmës eventuale, shtetasit e Maqedonisë mund të paraqiten në këto numra: Berlin +49 15255691603, Minhen + 49 162925525Хаг: + 31 6 38174907 dhe Bruksel +32 27329108.