MPJ – Maqedoni: “Masa më të shtrënguara për hyrje në Mal të Zi”

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, autoritetet malazeze i kanë shtrënguar masat për të parandaluar përhapjen e virusit Korona.

Sipas vendimit të fundit që do të jetë i vlefshëm nga 02.01. 2022 deri më 12.01.2022, secili që hyn në Mal të Zi, pavarësisht se a është shtetas malazez apo i huaj, duhet t’i plotësojë këto kushte:

Personi duhet jetë i vaksinuar me numrin e caktuar të vaksinave kundër Koronavirusit dhe nga doza e dytë e vaksinës të mos kenë kaluar më shumë se 6 muaj dhe njëkohësisht me certifikatën duhet patjetër të posedojë edhe një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ antigjen të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë;

Dëshmi se personi e ka kaluar KOVID-19 (të mos kenë kaluar më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë pas një PCR pozitiv ose testit të shpejtë antigjen) dhe njëkohësisht me dëshminë duhet patjetër të posedojë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ të shpejtë antigjen jo më të vjetër se 48 orë.

“Fëmijët nën moshën 18 vjeç janë të përjashtuar nga masat dhe për ta nuk nevojitet as certificatë vaksinimi as certifikatë që e ka kaluar Kovid-19 e as teste. Shtetasit e Malit të Zi dhe të huajtë me vendqëndrim të rregulluar mund të hyjnë në vend pa këto dëshmi, por duke iu shqiptuar masa e vetë-izolimit për 10 ditë, i cili mund të ndërpritet më së shpejti 3 ditë pas marrjes së testit PCR negativ”, thuhet në fund të njoftimit.