MPJ e Rusisë: Do të ketë masa reciproke për dëbimin e diplomatit

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur “persona non grata” edhe një diplomat në Ambasadën e Rusisë në Shkup. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, nuk zbuloi detaje, për shkak se, sic tha, informacionet e këtij lloji zakonisht janë të karakterit të besueshëm.
Ka reaguar diplomacia ruse. Kësaj radhe bëhet fjalë për një të punësuar që ka përfunduar mandatin para publikimit të vendimit – thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

MPJ – RUSI
“Fatkeqësisht, administrata maqedonase vazhdon të hapërojë drejt rrugës së konfrontimit, duke mos marrë parasysh faktin se hapat e këtillë janë të dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe. Kuptohet, do të duhet të përgjigjemi në mënyrë përkatëse ndaj këtyre aktiviteteve jomotivuese armiqësore” – thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.
Në katër muajt e fundit, Maqedonia e Veriut ka dëbuar dy diplomat rus. Pas vendimit në muajin Maj, Moska reagoi menjëherë me dëbimin e njërit prej diplomatëve të RMV-së në Rusi.