MPJ: Deri më tani janë riatdhesuar 3032 qytetarë të Maqedonisë së Veriut nga mbi 15 vende

Pas apelit për paraqitjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të ngujuar jashtë vendit dhe evidentimi i tyre me qëllim të kthimit në vend, si dhe pas thirrjes publike për organizimin e transportit me aeroplan, por edhe përmes konvojeve humanitare, në konkludim me ditën e sotme në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme është bërë riatdhesim i 3.032 shtetasve tanë.

Siç kumtoi MPJ-ja, nga numri i theksuar i përgjithshëm 2.022 janë riatdhesuar nga 13 vende (Malta, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Austria, Zvicra, Britania e Madhe, Franca, Suedia, Danimarka, Holanda dhe Italia) në fluturimet nga 15 qytete (Valeta, Zagreb, Lubjanë, Munih, Berlin, Bon/Këln, Vjenë, Bazel, Londër, Bruksel, Paris, Stokholm, Kopenhagë, Ajndhoven dhe Venecia), ndërsa 214 qytetarë me katër konvoje humanitare (autobusë dhe automobila) nga Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Sllovenia dhe nga Turqia.

Pesëqind e shtatëdhjetë e tre shtetasve tanë u është ndihmuar me orientim ose sigurim të lejeve për kthimin e tyre në shtëpi përmes aeroporteve në Sofje, Selanik, Stamboll dhe Tiranë. Me procedurë të rregullt megjithatë në komunikim me organet serbe, leje të pavarura në ndërmjetësim të MPJ-së janë dhënë 149 qytetarë të Maqedonisë së Veriut që t’i kalojnë kufijtë serbë si do të kthehen në vend.

“Me këtë janë realizuar kërkesat e qytetarëve për kthimin në vend në kontekst të çarter fluturimeve, por janë paraparë edhe konvoje shtesë humanitare, ndërsa Ministria në bashkëpunim me autoriteteve kompetente të shteteve tjera, do të vazhdojë edhe me ndihmën gjatë lejeve individuale për transitim atje ku kushtet e lejojnë këtë”, theksojnë nga MPJ-ja.

Njëherit, në frymë të solidaritetit dhe bashkëpunimit të mirë si me vendet nga rajoni, ashtu edhe me vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, por edhe më gjerë, thekson MPJ-ja, është mundësuar riatdhesim edhe i më shumë se 759 shtetasve të huaj të cilët nga Shkupi janë kthyer në vendet e tyre, mes të cilëve: Austri, Britani e Madhe, Gjermani, Australi, SHBA, Çeki, Hungari, Sllovaki, Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Mal i Zi, Kosovë, Malajzi etj.
Në atë parim, në bashkëpunim me vendet tjera dhe ministritë e tyre të punëve të jashtme, u është ndihmuar edhe 74 shtetasve tanë që të kthehen në shtëpi nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, Polonisë, Zelandës së Re dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Falë të gjithë të involvuarve në këtë proces, nga MPJ-ja orientohen deri tek kolegët nga Ekipi i krizës pranë Ministrisë dhe nga të gjithë përfaqësitë tanë diplomatike-konsullore për përkushtimin e tyre.

Sot pasdite me fluturim nga Venecia janë kthyer 152 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Sipas MPJ-së, ky do të jetë edhe transporti i fundit i organizuar me aeroplan për riatdhesimin e qytetarëve tanë të ngujuar jashtë vendit