MPJ apel qytetarëve pas situatës në Rusi: Përmbahuni nga udhëtimi atje dhe mundësisht largohuni

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate me shkrim ka shkruar se po e përcjell nga afër zhvillimin e situatës në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë. Në këtë kontekst, rikujtojnë se është ende në fuqi rekomandimi i ministrisë i publikuar më 28 shkurt 2022, që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse dhe ata që kanë mundësi të largohen nga vendi. Nga MPJ thonë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë si dhe Ministrinë Punëve të jashtme.

AMBASADA E RMV-së NË MOSKË:
+7 925 025-98-05 (celular)
e-mail: [email protected]