MPB tregon se sa persona janë arr*estuar nga pr*otestat dhe sa sa policë janëtë lënduar

Tre policë janë lënduar, kurse pesë persona janë arr*estuar gjatë pr*otestës së mbrëmshme në rajonin që mbulon SPB-Shkup. Përmes një komunikate të shoqëruar edhe me pamje nga arr*estimet, MPB-ja njofton se dy policë janë lënduar gjatë incidentit afër përmendores së Skënderbeut, ku sic thuhet, me intervenim të shpejtë të policisë ishte shmangur një incident më I madh dhe se menjëherë është arr*estuar E.J (40) nga Shkupi nën dyshimin se ka gjuajtur me armë.

Sipas policisë edhe tre persona janë privuar nga liria për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta drejt policëve. Një polic ka marrë lëndime nga këto mjete para Kuvendit dhe është mbajtur për shërim në spital. Një person tjetër është ndaluar nga policia para një lokali në rajonin Qendër për shkak të xhirimit pa leje me dron.

Gjatë pr*otestës para Kuvendit është regjistruar edhe ngjarja ku pr*otestuesit janë përpjekjur të largojnë një grup të personave të maskuar që kanë shkaktuar incidente. MPB-ja njofton se është privuar nga liria edhe personi I cili më 05 Korrik kishte gjuajtur bombë-molotov drejt ndërtesës së Kuvendit. Bëhet fjalë për J.S (18) nga Shkupi, I cili ishte identifikuar nga xhirimet dhe ka pranuar fajin. /KlanMacedonia/