MPB sqarohet në lidhje me gjo*bat për maska në makina

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë sqarime në lidhje me gjo*bat që i marrin për mosmbajtje të maskave në makina, pas reagimeve të shumta të qytetarëve. E pyetur nga Telegrafi Maqedoni në lidhje me këtë çështje, nga MPB thonë se ata janë organi përgjegjës për mbikëqyrje të zbatimit të masave për mbrojtje nga pand*emia në kuadër të kompetencave të tyre. Ndërsa për gjo*bat në makina ,nga MPB thonë se kjo masë vlen për personat që nuk jetojnë në një bashkësi (amvisëri ose familje). “Në pajtim me nenin 4 të Dekretit me fuqi ligjore për mbajtje të maskave mbrojtëse për parandalimin e pande*misë COVID-19, Ministria për Punë të Brendshme është organ që bënë mbikëqyrje në zbatimin e rregullave nga ky dekret me fuqi ligjore në kuadër të kompetencave të saj”.

“Personat që veprojnë në kundërshtim me nenin 2 paragrafin 3 alinea 4, gjegjësisht udhëtojnë me makinë, por nuk jetojnë në bashkësi ose amvisëri dhe nuk mbajnë maska MPB shqipton gjo*bë prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit në pajtim me nenin 6 të Dekretit me fuqi ligjore” thuhet në njoftimin e MPBsë.