MPB: Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 860 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 860 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 199 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar dy shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 559 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.