MPB publikoi pamjet nga aksioni në “Tabanoc”, padi penale kundër 12 policëve (VIDEO)

PTHP përmes një komunikate njofton se pas procedurës disamujore parahetimore, në bazë të njohurive se në vendkalimin kufitar Tabanoc, një grup i zyrtarëve policor, në mënyrë të organizuar kanë kryer veprime inkriminuese me elemente korruptive, nën udhëheqje të prokurorit publik ishte zbatuar një aksion policor. Gjatë aksionit janë kryer bastisje të 27 zyrtarëve policor, si dhe bastisje në hapësirat zyrtare në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe shtëpitë e një pjese të të denoncuarve, ku janë ndaluar 9 zyrtarë të policisë.

Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, Sektori për hetime kriminalistike – Njësia për korrupsion, në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 12 personave – 11 nga Kumanova dhe një nga Kratova, të punësuar në Stacionin policor për kontrolle kufitare – Tabanoc, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “bashkim kriminal”, “mitmarrje” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Siç thuhet në komunikatën e Prokurorisë, në fillim të vitit 2020, të dyshuarit – Komandanti I Stacionit Policor, dy policë me gradë më të lartë dhe një zyrtar policie, kanë krijuar grup që ka pasur qëllim kryerjen e veprës penale “Mitmarrje” dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, vepra këto që mund të dënohen me së paku 3 vite burg.

I dyshuari i parë, fillimisht si udhëheqës I turnit e më pas si Komandant I Stacionit policor ka shpërndarë tre të dyshuarit tjerë në vende pune nëpër kabinat ku ka fluks më të madh të udhëtarëve dhe kanë pasur detyrë të kërkojnë dhe të pranojnë dhurata nga 5, 10, 20 ose 30 euro, për veprime që nuk kanë guxuar t`I kryejnë.