MPB: Personi që zëvendësoi flamurin maqedonas me atë shqiptar në majë të Korabit nuk është shtetas i Maqedonisë

Në rrjetin social Facebook është publikuar një video ku shihet një person duke vendowus flamurin shqiptar dhe më pas duke hequr flamurin maqedonas.

“Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku një person rrëzon flamurin maqedonas në Koranin e Madh dhe vendos flamurin e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se pas masave të marra nga Departamenti i Krimeve Kibernetike, është konstatuar se bëhet fjalë për një person që nuk është shtetas i RMV-së. Po ndërmerren masa shtesë për zbardhjen e rastit, për të cilat opinioni publik do të njoftohet me kohë”, tha MPB.