MPB: Përdorimi dhe shitja e mjeteve piroteknike është e rre*zikshme dhe e dë*nueshme

Ministria e Brendshme njofton opinionin se këtë vit po zhvillon një fushatë parandaluese, me qëllim informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

Ministria e Brendshme gjithashtu merr masa represive për sanksionimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe rikujton qytetarët për dispozitat ligjore që sanksionojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e paligjshme të tyre.

Pra, Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike në nenin 31 parasheh gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë për atë që pa autorizim qëllon me armë zjarri, përdor mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në një mënyrë e ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose lëndëve plasëse, ku:
Kushdo që i paautorizuar prodhon, posedon, shet, blen ose shkëmben armë zjarri, municion ose lëndë plasëse, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;
Nëse objekt i veprës nga paragrafi 1 është një sasi më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose eksplozivit, ose armëve të zjarrit, municionit ose lëndëve plasëse që u ndalohen qytetarëve, kryesi dënohet me së paku pesë vjet burg.