MPB: Pasaportat dhe patentat e shoferit me afat të skaduar do të vlejnë deri

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se është zgjatur afati i pasaportave dhe patentave të shoferit. Afati i këtyre dokumenteve personale që tashmë kanë skaduar vazhdon deri më 31 korrik të vitit 2020.

Përkatësisht, në seancën e 51-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozimin e Ministrisë së Brendshme, si rrjedhojë e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19, janë miratuar dekrete me fuqi ligjore për pasaporta dhe patet e shoferëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të thotë që të gjithë qytetarët nuk kanë nevojë të nxjerrin pasaporta ose patentë shofer të ri deri më 31 korrik. Por varësisht prej dëshirës, qytetarët mund të nxjerri dokumente të reja pasi që shërbimet e Ministrisë së Brendshme janë në dispozicion çdo ditë pune.