MPB: Ja numri i personave që kanë nënshkruar deklaratën për vetëizolim

25 persona brenda 24 orëve nuk e kanë respektuar orën policore ndërsa 17 prej tyre janë arrestuar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat adekuate. Gjithashtu brenda 24 orëve të kaluara, 27 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 138 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetëizolim. MPB, informon se gjatë kontrolleve të kryera tek personat në vetëizolim, është regjistruar vetëm një person që nuk e ka respektuar masën e vetëizolimit.