MPB me kallëzim penal kundër 38 vjeçares nga Ohri, ja për çka akuzohet

Pasi ka lexuar infromacionet për arritjen e 38 pjestarëve të grupit Lev Tahor në hotel në Ohër, 38 vjeçarja ka shkruar në Facebook koment se “duhet të digjet hoteli me hebrenjtë brenda”.
Policia arriti ta zbulojë dhe ajo u morr në polici, ndërsa MPB përgatit kallëzim penal për shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik në internet.

Për këtë vepër penale është paraparë dënim nga 1 deri 5 vjet bu*rg, ndërsa tani ai postimi është fshirë nga 38 vjeçarja. Për këtë rast reagoi edhe Komuniteti Hebre në Maqedoni duke u shprehur se në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur thirrje antisemitike dhe gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteti hebre.